Lajmet e fundit

Është parë se ekipi i ''Shok'', tashmë është gati për ceremoninë e cmimeve ''Oscar'', megjithatë krahas kësaj mediat e huaja janë duke raportuar se filmi i cili shkruajti historinë në kinematografinë kosovare do të triumfojë fuqishëm në këtë rast.
Sipas raportimeve të Goldderby, në kategorinë e filmave të metrazhit të shkurtër në konkurrencë të fuqishme qëndron filmi kosovar ''Shok'' me atë ''Ave Maria'' e që tashmë ka publikuar disa statistika ku thuhet se prodhimi i filmit nga Kosova me Mbretërinë e Bashkuar ka mbështetjen e tetë ekspertëve prej tyre dy redaktorë dhe pesë nga Top 24 dhe 15% të përdoruesve, përcjellë Klan Kosova.
Kjo është tabela e statistikave të Goldderby:
Para disa orëve është raportuar se është mbyllur edhe procesi i votimit për të gjitha kategoritë e 2016 në ''Academy Awards'', ndërkaq sipas revistës së njohur Deadline, filmi kosovar me regji të Jamie Donoughe do të shokojë duke triumfuar, përcjellË Klan Kosova.
''Shihemi në ceremoninë e Oscar të dielën'', shkruan Deadline.