Lajmet e fundit

Trajneri i Brightonit, Roberto De Zerbi, e ka komentuar shkarkimin e Graham Potterit nga Chelsea.
De Zerbi, i cili vetë po spekulohet se mund të kalojë te të Kaltrit, e kishte zëvendësuar Potterin te Brightoni, duke e vazhduar ecurinë e mirë të klubit.
“Dua t’i them faleminderit Graham Potterit”, ka thënë De Zerbi.
“Unë kam një ekip me qëndrim shumë të mirë, si dhe me mentalitet. Më vjen shumë keq. Është lajm i keq për trajnerët”.