Lajmet e fundit

Klubi italian Roma ka njoftuar se e ka emëruar trajner Daniele De Rossin, pasi shkarkimit të Jose Mourinhos.
De Rossi ka nënshkruar kontratë me ekipin nga kryeqyteti i Italisë deri në fund të sezonit, transmeton Klankosova.tv.
“Ne jemi të lumtur që mund t'ia dorëzojmë rolin menaxherial të AS Roma tek Daniele De Rossi, pasi mendojmë se lidershipi dhe ambicia që e kanë përcaktuar gjithmonë atë mund të jenë vendimtare në arritjen e objektivave të ekipit deri në fund të sezonit”, thuhet në njoftim.
“Ne ishim të vetëdijshëm për lidhjen e pathyeshme të Daniele me klubin, por entuziazmi i tij për pranimin e pozicionit për muajt e ardhshëm na bindi edhe më shumë për aftësinë e tij për të qenë një udhërrëfyes për lojtarët dhe një përfaqësues krenar i vlerave të klubit. Mirë se erdhe në shtëpi, Daniele”.
De Rossi bëri 616 paraqitje dhe shënoi 63 gola për Romën në të gjitha garat.
Në nivel klubesh, ai fitoi Kupën e Italisë dy herë, në 2007 dhe 2008, së bashku me një Superkupë në 2007. /Klankosova.tv.