Lajmet e fundit

“Unë i dhashë atij një mundësi, e këtë e bëj me të gjithë. Por, ky njeri ka provuar tashmë se është një humbës i madh”, tha De Niro, shkruan TCh.
Robert De Niro është një nga aktorët më të adhuruar të gjeneratës së tij, me dy çmime “Oscar” për rolet në filmat “The Godfather” dhe “Raging Bull”. Ai do të rikthehet në zhanrin e gangsterëve për “The Irishman” në “Netflix”, që do ta bashkojë me regjisorin Martin Scorsese.
I pyetur nga moderatori, se përse audiencat janë kaq të dashuruara me këtë zhanër, ai u përgjigj:
“Njerëzit i pëlqejnë temat e të qenit jashtë ligji, por për të ardhur keq është se ne tani kemi një aspirant për gangster në Shtëpinë e Bardhë”.