Robert De Niro kishte bërë debutimin e tij në regji filmi, në vitin 1993 me projektin “A Bronx Tale”. Ndërsa tani, 72 vjeçari do të sjellë në njërin nga teatrot e Broadway, një shfaqje muzikore, adoptim të filmit që u bë hit, shkruan revista amerikane People, transmeton Klan Kosova.
A Bronx Tale: The Musical, do ta ribashkojë De Niron me kolegun e tij Chazz Palmineri, i cili e kishte shkruar skenarin e filmit e tani ka shkruar edhe skenarin e këtij mjuzikëlli.
Filmi “A Bronx Tale”, tregon historinë e një djaloshi të vogël të quajtur Calogero, i cili bie nën sundimin e një gangsteri të quajtur Sonny.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.