Lajmet e fundit

Matthijs de Ligt ka thënë se ka në plan që të qëndrojë në Bayern Munchen.
De Ligt në një intervistë të dhënë për Sky News Germany, ka deklaruar se nuk është duke shikuar të ardhmen diku tjetër pos në klubin që është momentalisht.
“Nuk po mendoj për një transferim, jam i lumtur në Bayern”, u shpreh De Ligt.
“Klubi dhe tifozët më kanë dhënë gjithmonë shumë dashuri, ndihem mirë”, tha për SkyDE për të ardhmen e tij.
Përndryshe, është raportuar që mbrojtësi holandez nuk është i kënaqur me minutat që ka te klubi bavarez dhe për këtë arsye ka kërkuar largimin.
Manchester United është ndër klubet që ka shprehur interesim konkret për De Ligtin. /Klankosova.tv.