Lajmet e fundit

Ylli i Ajaksit, Matthijs de Ligt, e ka mohuar që e ka ndarë mendjen t'i bashkohet Barceonës gjatë verës.
Qendërmbrojtësi 19 vjeçar po kërkohet nga një numër i madh top klubesh evropiane teksa po vazhdon të shkëlqejë për klubin nga Amsterdami në këtë stinor.
"Të njoftoj? Nuk ka asgjë për të njoftuar", ka thënë de Ligt i pyetur se kur do të njoftojë se do t'i bashkohet Barcelonës.
Ai shkëlqeu edhe mbrëmë duke ndihmuar Ajaksin të kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pasi mposhtën Juventusin e Cristiano Ronaldo-s.