Lajmet e fundit

Nuk mjaftoi humbja me Romën, në Napoli ka lindur një konflikt i ri mes presidentit të klubit dhe tifozëve.
Për të dalë në mbrojtje të ekipit pas humbjes në shtëpi me Romën, Presidenti i Napolit Aurelio De Laurentis ka akuzuar një pjesë të tifozerisë që gjatë ndeshjes kaë hedhur thirrje kundër skuadrës.
I rikthyer në San Paolo pas një mungese relativisht të gjatë, presidenti deklaroi pas takimit se kjo nuk është mënyra për ta mbështetur skuadrën.
“Ky është një qytet në gjendje të shkatërrojë çdo gjë që funksionon vërtetë”, ka thënë De Laurentis pas takimit, shkruan Tv Klan.
Numri një i klubit është vërshëllyer gjatë nga një grup tifozësh pas humbjes 3-1 me Romën që falë kësaj fitoreje i rrëmbeu vendin e dytë në kampionat.
Pritet që deklarata e tij të sjellë reagime të forta të tifozerisë, pasi veçanërisht në Napoli, fanatikët e futbollit nuk do të heshtin ndaj akuzave të presidentit.