Lajmet e fundit
Presidenti i skuadrës italiane beson se skuadra që ai drejton është në të njëjtin nivel me dy gjigandët spanjoll.

Aurelio de Laurentiis ka thënë se Napoli është në të njëjtin nivel me Barcelonën dhe Real Madridin.
De Laurentiis, që u bë president në vitin 2004, e ka forcuar shumë skuadrën që atëherë, ndërsa sivjet është në krye të tabelës të Serie A.
66 vjeçari ka lavdëruar dhe trajnerin Maurizio Sarri, pasi Napoli kaloi Interin për t’u ngjitur në krye të tabelës të hënën.
“Jemi në krye të tabelës falë Sarrit”.
“Ai ka pasur shumë vështirësi deri tani këtë edicion, por ka bërë punë të madhe”.
“Shpreosj që të fitojmë të gjitha ndeshjet, në mënyrë që për Krishtlindje të kemi sa më shumë pikë dallim me skuadrat tjera”.
“Drejtimin e klubit e mora kur ai ishte duke falimentuar dhe tani jemi skuadra e 15të në botë. Në të njëjtin nivel me Real Madridin dhe Barcelonën”.