Lajmet e fundit

Mbrojtësi i Milanit, Nigel de Jong pritet që të largohet nga ky klub në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit.
Këtë e ka konfirmuar edhe drejtori ekzekutiv i klubit, Adriano Galliani. Ai ka treguar për media se janë në bisedime për lojtarin me klubin nga MLS, La-Galaxy.
Nën menaxhimin e Mihajlovic, holandezi nuk ka pasur hapësirën e duhur kështu që ka konsideruar edhe vet largimin nga klubi italian, transmeton Klan Kosova.