Lajmet e fundit

Ylli i Barcelonës, Frenkie de Jong, ka zbuluar se ka folur me Paris Saint-Germain dhe trajnerin e Manchester City-t, Pep Guardiola, para se të vendoste të transferohej te Barcelona.
"Kam folur me PSG-në, po. E telefonova Maxwell-in dhe i thashë që nuk po iu bashkohesha dhe agjenti im informoi PSG-në", ka thënë ai për NOS.
"Po ashtu kam folur me [Pep] Guardiola-n për një kalim te Manchester City".
Dje u njoftua se De Jong do të kalojë te Barcelona më 1 korrik të këtij viti, pasi të përfundojë stinorin me Ajaksin.