Lajmet e fundit
Portieri i Manchester United, David De Gea ka konfirmuar se do të vazhdojë përgatitjet para sezonale me Manchester United.

Ai është i lidhur me një kalim te Real Madrid qe një kohë të gjatë ndërsa u paralajmërua se edhe ka udhëtuar për në Madrid për të nënshkruar kontratën.
De Gea ka refuzuar të flas për të ardhmen përveç konfirmimit që do të vazhdojë me United seancat përgatitore.
Ai nuk ka folur më tej nëse do të qëndrojë apo do të largohet.
Ai do të ketë një takim final me trajnerin Van Gaal për të biseduar për situatën dhe qëndrimin ose largimin e tij.
Holandezi nuk e ka fshehur dëshirën që De Gea të rinovojë kontratën me United.