Lajmet e fundit
David de Gea ka nënshkruar kontratë të re katërvjeçare me Manchester Unitedin, që e mban në Old Trafford deri në vitin 2019.

Reprezentuesi spanjoll ju bashkua Reds në vitin 2011, duke u paraqitur 175 herë për klubin, fituar Premier Ligën në vitin 2013 dhe dy herë çmimin Sir Matt Busby – lojtari i vitit.
“Jam i lumtur që po filloj një kapitull të ri me Unitedin. Më ka pëlqyer ambienti dhe loja më këta lojtarë të shkëlqyer. Pres që të hedh prapa një verë të vështirë”, tha De Gea.
Van Gaal nga ana e tij është shprehur i lumtur për vazhdimin e kontratës së gardianit.
“Jam shumë i lumtur që ai do të jetë pjesë e skuadrës edhe dy vite. David ka qenë pjesë e rëndësishme e skuadrës sezonin e shkuar”.