Lajmet e fundit
Shefi i ‘Djajve të kuq’ ka shpalosur se spanjolli nuk do që të luajë kundër Aston Villas, në vazhdën e spekulimeve që e lidhin atë me një kalim tek Real Madridi.

David de Gea duket se është më afër se kurrë largimit nga Old Trafford, pasi Louis van Gaal ka shpalosur se gardiani nuk do që të paraqitet në ndeshje derisa e ardhmja e tij të jetë e paqartë.
Gardiani tash e një kohë është në qendër të spekulimeve që e lidhin atë më një kalim në Santiago Bernabeu. Me gjasë për këtë arsye, De Gea nuk u paraqit në ndeshjen e parë të United në kuadër të sezonit të ri ndaj Tottenham Hotspurit dhe nuk do të paraqitet derisa gjithçka të jetë zgjidhur.
Prandaj, Sergio Romero është zgjedhja e parë e Louis van Gaal, qëkur spanjolli u ka thënë të gjithëve se nuk do që të luajë për klubin.
“Ne kemi biseduar me të dhe ai është i një mendimi”.
“Unë kam dy asistentë dhe një trajner portierësh, prandaj nuk jam duke e trajtuar situatën i vetëm”.
“Ne kemi parë përgatitjet dhe ai nuk ishte mirë, së paku jo sikur vitin e kaluar, kur ishte më i miri i skuadrës”.