Lajmet e fundit

Në verën e kaluar, David De Gea nuk u transferua te Reali Madridit vetëm për çështje sekondash. Një gabim i madrilenëve që detyroi spanjollin të qëndronte në “Old Trafford” te United dhe madje dhe të rinovonte kontratën me djajtë e kuq, të cilën e kishte refuzuar sistematikisht. 6 muaj më pas, De Gea duket se ka ndryshuar mendim sa I përket një largimi nga Premier League duke theksuar se të ardhmen e tij e sheh në “Old Trafford” ku kërkon të shndërrohet në një legjendë të klubit anglez.
Pavarësisht momentit negative të ekipit, portieri spanjoll ka shprehur gjithë besimin e tij se situatë e vështirë do të ndryshojë dhe ekipi do t’i rikthehet rezultateve pozitive. Reali mendohej se do të kërkonte blerjen e tij këtë janar, por pezullimi i merkatos los blancos nga ana e Fifa-s shuajti çdo shpresë të madrilenëve dhe deklaratat e De Geas mendohet se mund të jenë kushtëzuar pikërisht nga ky fakt. Gjithsesi portieri ka deklaruar se për momentin nuk e sheh të ardhmen e tij larg Manchesterit, ku në të kaluarën kanë lënë shenjë jo pak portierë të mëdhenj si Peter Schmeichel apo Edëin Van Der Saar./S.S