Lajmet e fundit
Rafa Benitez: De Gea nuk është lojtar i Realit për momentin dhe prandaj as nuk është ‘çështje’, e momentit.

Portieri i Manchester United, David de Gea, tash e një kohë është përfolur për një kalim të mundshëm në Real Madrid, por trajneri i ri i Realit, Rafa Benitez, thotë se ende asgjë nuk është e sigurt.
Benitez tha se De Gea vazhdon të jetë portier i Manchester United, të paktën për momentin.
Trajneri spanjoll, po ashtu theksoi se numri një i portës së tij, tash është Keylor Navas.
“De Gea nuk është lojtar i joni për momentin dhe prandaj as nuk është ‘çështje’, për momentin”, tha Benitez në konferencë për media, shkruan Goal.com , transmeton Klan Kosova.
“Për momentin kemi portierë të mirë këtu në Madrid. Navas është numri një për ne, sepse edhe është lojtar me më shumë eksperiencë se portierët e tjerë”.