Lajmet e fundit

David De Gea, pritet të bëhet portieri më i paguar i të gjitha kohërave kur ta nënshkruajë kontratën e re me Manchester United.
Djajtë e Kuq i filluan negociatat e tyre të reja me gardianin spanjoll në muajt e parë të 2018-tës, dhe më në fund kanë arritur marrëveshje për ripërtrirjen e kontratës, përmes së cilës ai do të përfitojë 21 milionë euro për secilin nga pesë stinorët e ardhshëm në Old Trafford.
Trajneri i United, Jose Mourinho, ka besim të plotë në lojtarin, dhe dëshiron që ta mbajë atë larg joshjeve që po vijnë nga Real Madridi.