Lajmet e fundit
Gardiani është shumë i lumtur me kthimin e mesfushorit tek Manchester United dhe beson se kjo gjë do ta ndihmojë skuadrën.

David de Gea mendon se Paul Pogba u kthye në shtëpi, pas aventurës tek Juventus.
Francezi ka nënshkruar kontratë pesëvjecare me një transfer 89 milionë funtësh në Old Trafford, katër vjet pas largimit nga United.
De Gea është shumë i lumtur me kthimin e tij në skuadër, duke e vlerësuar si shtesë të shkëlqyeshme.
"Mendoj se ai është lojtar i vecantë. Nënshkrimi i tij e ktheu në shtëpi".
"Ai ndjehet si në shtëpinë e tij dhe ne jemi të lumtur me kthimin e tij. Do të jetë shumë i rëndësishëm për skuadrën".