Lajmet e fundit

Raportohet se bisedimet mes Real Madrid dhe Manchester United për transferimin e portierit David De Gea kanë pushuar paska.
Burime nga Manchester United, raporton Marca.com se kjo është një lojë e Presidentit të klubit madrilen, i cili mendon që t’i mbajë të heshtura bisedimet, pa i ndërprerë ato dhe në fund të marrë portierin me një çmim që i konvenon atij.
“Nuk jemi në dijeni për arsyet se pse Real Madrid nuk dëshiron të paguajë tani. Nëse realisht e duan De Gean ata duhet të paguajnë çmimin real për të. Por befasisht rrinë dhe nuk flasin asgjë. Manchester United e di se shkuarja e De Geas në Madrid është një mundësi e madhe për të. Edhe vet ai dëshiron diçka të tillë, por kjo nuk do të ndodhë për çfarëdo çmimi”.
Ky burim ka folur me tej duke thënë se e kanë parasysh që deri në përmbyllje të afati kalimtar edhe një periudhë e gjatë kohore.
“Gjëja më e mirë do të ishte sikur marrëveshja të kryhet sa ma shpejt, në mënyrë që të dy klubet të din se në kënd mund të llogarisin sezonin e ri”, transmeton Klan Kosova.