Lajmet e fundit

Portieri i shumë përfolur kohëve të fundit, David De Gea është përfshirë në listën e Manchester United, për ndeshjet e Champions League.
AS.com shkruan që në këtë listë është edhe një portier spanjoll, ndërsa në këtë listë nuk bën pjesë Victor Valdes.
Kështu De Gea i cili dështoi që të transferohet në Real Madrid, tash do të kthehet në ndeshjet me Manchester United, pasi që në sezonin e ri ende nuk e ka veshur fanellën e Djajve të Kuq, transmeton Klan Kosova.