Lajmet e fundit
Gardiani spanjoll ëshhtë më afër se kurrë realizmit të ëndrrës për kalim tek Real Madrid.

David de Gea është afër të bëhet gardiani i ri i Real Madrid. Mbretërit janë të gatshëm që të paguajnë 25 milionë dollarë menjëherë, plus 5 milionë të tjerë varësisht nga performanca, duke e bërë spanjollin portierin më të shtrenjtë të blerë nga klubi mbretëror.
Pas 4 vitesh me ‘Djajtë e Kuq’ De Gea duket se ka vendosur që t’i jap fund epokës së tij në Old Trafford, veçanërisht tash që Real e kërkon me ngulm.
E vetmja gjë që tani qëndron mes tij dhe të Real Madrid është një thirrje telefonike. Gardiani, kontrata e të cilit me United skadon vitin tjetër, ka kohë që i shmanget kërkesës së Man U për zgjatje kontrate.
Kjo lëvizje bëhet edhe më e mundshme, pasi Real është duke kërkuar një portier të klasit botëror, me Casillas që nuk po tregon formë të mirë.