Lajmet e fundit

Portieri i Manchester United, David de Gea, ka thënë se dëshiron që të fitojë trofe me klubin e tij.
“Po luaj mirë, kam vetëbesim, por më duhet ta ruaj atë dhe të fitoj trofe”, tha De Gea për Daily Mail.
“Kjo është ajo që lojtarët e klasit botëror e bëjnë”.
“Ishte e çuditshme [nën Van Gaalin]. Të përfundosh i katërti nuk është mjaftueshëm mirë. Dua të fitoj. Nëse je United, të duhet një trajner me mentalitet fituesi. E kishim këtë me Fergusonin. Mourinho e ka. Ai do që ta fitojë çdo ndeshje”.
“Ne folëm në Kampionat Evropian dhe ia më tha se më donte me vete, dhe se donte trofe. Kishim një periudhë të vështirë që prej tërheqjes së Fergusonit. Është zor ta japësh diagnozën. Duhet të jetë diçka më shumë”.
“Titujt janë ato që i dëshiroj. Duhet ta kthejmë United-in te më e mira e vet, në Ligën e Kampionëve, dhe si kampionë të Anglisë. Ta kthejmë në maje”.