Lajmet e fundit
Spanjolli do që të veshë fanellën e Los Blancos edicionin tjetër, pasi nuk e sheh më të ardhmen e tij tek Djajtë e Kuq

Gardiani i Manchester United, David de Gea, do që t'i bashkohet Real Madrid këtë verë, ka thënë gazetari Eduardo Inda.
Duke folur për televizionin francez, Inda ka thënë se De Gea do të kthehet në atdhe gjatë verës.
"Real Madrid ende është duke menduar për David De Gea, por Mourinho është i vendosur të mos e lë të largohet".
"De Gea beson se Manchester United është ferri, sepse cdo ditë është e zezë. Lojtari ka thënë privatisht se do të transferohet tek Real Madrid".