Lajmet e fundit
Juventusi po planifikon transferimin e futbollistit belg Kevin De Bruyne. Anëtari i skuadrës së Wolfsburg po shihet si zëvendësim adekuat për francezin Paul Pogba.

Ka kohë që nëpër mediet italiane qarkullon lajmi se Paul Pogba ka mundësi të largohet nga Juventus këtë verë, dhe ofertat nga skuadrat evropiane për francezin tashmë kanë filluar.
Sipas medieve në Itali, nëse Pogba e braktis “Zonjën e Vjetër” në merkaton e verës, atëherë De Bruyne do të transferohet në Itali.
Ky transferim skuadrës nga Torinoja do t’i kushtonte 35 milionë euro.