Lajmet e fundit
Belgu do t’i bashkohet Manchester Cityt në atë që pritet të jetë transferi më i shtrenjtë në të dy ligat.

Kevin de Bruyne do të jetë lojtari më i ri i Manchester Cityt.
Mesfushori pritet t’u bashkohet ‘Citizens’ ditëve në vijim për një transfer që mendohet të jetë rreth 80 milionë euro.
Saga ‘De Bruyne’ mori fund pas ofertës më shumë se gjeneroze të ishullorëve që u dha fund pretendimeve të Ëolfsburgut për të mos e lënë të largohet mesfushorin e talentuar.
Ky transfer do të thyejë të gjitha rekordet e transferimeve në të dy ligat. Deri tani blerja më e madhe nga ndonjë skuadër e Premier Ligës ishte transferimi tek Manchester United i Angel Di Marias për 75 milionë euro nga Real Madridi, ndërsa shitja më e shtrenjtë e ndonjë lojtari nga Bundesliga ajo e Roberto Firminhos tek Liverpool për 41 milionë euro.