Lajmet e fundit

Ylli i Manchester City, Kevin De Bruyne ka thënë se nuk ka ndonjë problem me Jose Mourinhon.
Kjo deklaratë vjen pas fjalëve se diçka e tilla kishte ndodhur, kur këta të dy ishin pjesë e Chelsea.
Belgu nuk po mund të siguronte një vend në formacionin bazë të Chelsea, kur dhe u largua në drejtim të Wolsfburg.
“Nuk kam problem me Jose. Nuk mund të them diçka para asaj kur nuk po luaja.”
“Nëse ai thotë diçka para medieve, ata duhet t’i besojnë asaj sepse është gjëja e vetme që po dëgjojnë. Por nuk mendoj se janë të vërteta ato që ai ka thënë për mua.”
“Unë dua që çdo herë të luaj. Kam luajtur qindra herë në karrierën time – jam vetëm 25 vjeç.”
“Kështu unë u jam përgjigjur Mourinhos, në mënyrën më të thjeshtë”, ka thënë De Bruyne.
Ai ka thënë se pavarësisht deklarimeve, nuk e konsideron se ka armiqësi me ‘Special One’.