Lajmet e fundit

Transferi i shtrenjtë i Manchester City, Kevin De Bruyne beson se kreatori i lojës David Silva mund ta ndihmojë atë të bëhet më i mirë.
De Bruyne u shpall lojtari më i mirë në Bundesliga për stinorin e kaluar, pasi shënoi 31 gola në 34 paraqitje në sezonin 2014-15.
Por sulmuesi 24 vjeçar, I cili shënoi golin e parë për Cityn në humbjen 2-1 nda West Hamit të dielën, beson se ai mund të kaloj në një nivel tjetër me reprezentuesin spanjoll për krah tij.
“Qartësisht David është një lojtar shumë I mirë dhe shumë I rëndësishëm për këtë skuadër,” De Bruyne tha për gazetarët.
“Unë vetëm mund të bëhem më i mirë nëse luaj me futbollistë të mëdhenj. Ky ekip ka shumë të tillë”.
“Po adaptohem mirë në skuadër” ka shtuar De Bruyne.