Lajmet e fundit

Futbollisti i Manchester City, Kevin de Bruyne ka thënë se prej ardhjes së trajnerit Pep Guardiola ai ka ndryshuar rolin brenda ekipës.
Belgu dhe City janë duke u përgatitur për ndeshjen me rivalin Manchester United këtë të shtunë.
Këtu trajnerët Pep Guardiola dhe Jose Mourinho do të kenë përballjen e tyre të parë në Premier League, shkruan SkySports.
25 vjeçari ka pasur një fillim të mirë të këtij sezoni me The Citizens, të cilët kanë fituar tre ndeshjet e para nën drejtimin e spanjollit.
E forma e lartë e De Bruyne, sipas lojtarit është edhe më e mirë falë taktikave të Guardiolas, transmeton Klan Kosova.