Lajmet e fundit
Ylli belgjikas vazhdon të jetë i kërkuar nga Manuel Pellegrini, por duket se kalimi i tij në ishull nuk do të ndodhë.

Agjenti i Kevin De Bruyne ka thënë se “nuk ka gjasa” që ylli i Wolfsburgut të kërkojë të transferohet tek Manchester City.
Talenti 24 vjeçar është shumë i kërkuar nga ‘Citizens’ që kanë bërë një ofertë në vlerë 45 milionë funte për shërbimet e tij, megjithëse trajneri Dieter Hecking mbetet i bindur se ish lojtari i Chelsea nuk do të largohet.
Patrick De Koster, agjenti i mesfushorit, ka bërë të ditur se nuk e kanë në mendje parashtrimin e një kërkese për largim nga Wolfsburg.
“Kurrë nuk do të bënim diçka të tillë – kemi marrëdhënie të mira me drejtuesit e klubit dhe këso lloj gjërash nuk ndodhin në Gjermani”.
“Deri tani nuk kemi pranuar ndonjë telefonatë që na konfirmon se është pranuar ndonjë nga ofertat”.