Lajmet e fundit
Belgu ka thënë se skuadra synon së paku një trofe këtë edicion, ndërsa përgatitet të sigurojë një vend në finalen e League Cup.

Kevin De Bruyne beson se dështimi për të fituar të paktën një trofe këtë edicion është i papranueshëm për Manchester City.
Skuadra e Manuel Pellegrinit është e dyta në Premierligë, ndërsa do të përballet me Evertonin në ndeshjen e dytë gjysmëfinale në League Cup.
De Bruynë ka thënë se skuadra është shumë e fokusuar në fitimin e të paktën një trofeu.
“Na duhet të paktën një trofe. Ndeshja ndaj Evertonit është e vështirë, por ne do ta arrijmë finalen”.
Këtë fundjavë luajmë në FA dhe Premierligë – na duhen fitore”.
“Sa i përket Ligës së Kampionëve ende mbetet të shihet, por jemi mirë”.