Lajmet e fundit
Kevin De Bruyne ka konfirmuar interesimin e Manchester City për të.

Lojtari i Wolfsburg ka thënë se ka pasur bisedime mes agjentit të tij dhe zyrtarëve të klubit anglez.
De Bruyne është bërë lojtar i lakmuar nga të gjitha skuadrat e mëdha evropiane, pas paraqitjeve të jashtëzakonshme sezonin e fundit duke shënuar 15 gola dhe duke asistuar 25 herë.
Bayern Munich dhe Paris Saint-German kanë shprehur interesim më parë për lojtarin.
Vlera e tij në tregun e transferimeve sillet të jetë 49 milionë euro.