Lajmet e fundit

Kombëtarja e Belgjikës rrezikon të mbes pa dy lojtarët kryesorë, Kevin de Bruyne dhe Eden Hazard, të cilët u zëvendësuan të dy në fitoren 1-0 kundër Portugalisë të dielën.
Thorgan Hazard shënoi golin e vetëm në ndeshje për të vendosur një përballje midis Belgjikës dhe Italisë në çerekfinale.
Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez konfirmoi se dyshja do të vlerësohet sot, pasi Belgjika u kthye në kampin e trajnimit në Tubize, shkruan Footballitalia, transmeton Klankosova.tv
De Bruyne pësoi një kavilje të ndrydhur pas një ndërhyrje nga Palhinha, ndërsa Hazard kërkoi të zëvendësohej në fund të lojës për shkak të një problemi të muskujve në kofshën e tij të djathtë.
Anësori i Real Madrid, Hazard do t’i nënshtrohet testeve sot, por mesfushori i Manchester Cityt, De Bruyne duhet të presë deri nesër për shkak të kaviljes të fryrë.
La Gazzetta dello Sport raporton se kampi i Belgjikës nuk është optimist dhe portieri Thibaut Courtois konfirmoi për lëndimet se nuk duken mirë, kur foli me gazetarët pas ndeshjes.