Lajmet e fundit

Manchester City do të bëjë transferimin e radhës në këtë afat kalimtar.
Kevin De Bruyne, njofton DailyMail do të udhëtojë drejt Anglisë brenda 24 orëve të ardhshme për të nënshkruar kontratën me klubin e sheikëve.
Këtë e ka konfirmuar edhe drejtori sportiv i Wolfsburg, Klaus Allofs. Blerja e tij do t'i kushtojë Citizens 54 milionë funta.
Pellegrini ka qenë në kërkim të ish-lojtarit të Chelseas një kohë të gjatë, kurse tash vetëm ka mbetur që të bëhen të ditura edhe detajet e marrëveshjes, transmeton Klan Kosova.