Lajmet e fundit
Trajneri i Interit ka e ka kritikuar mesfushorin në javët e fundit, por beson se ai ka gjithcka duhet për të arritur nivele shumë të larta

Frank De Boer ka thënë se Geoffrey Kondogbia mund të arrijë nivelin e Paul Pogba.
De Boer e pati kritikuar lojtarin për disa paraqitje jo të mira kohë më parë.
Por tani ai ka thënë se 23 vjecari mund të bëhet lojtar i madh në të ardhmen.
“Kondogbia është si Pogba”.
“Ata luajnë në të njëjtën pozitë. Ai duhet të fitojë duelet dhe t’i mbajë gjërat të thjeshta, por ka të gjitha karakteristikat për t’u bërë lojtar i madh”.
“Ai është ende i ri dhe ka mundësi për t’u përmirësuar. Por ai është fizikisht i fortë dhe ka shumë kualitete. Duhet të punojë për t’u përmirësuar”.