Lajmet e fundit
Menaxheri i skuadrës neroazure ka arritur të fitojë dy ndeshje me radhë, pas shokut në Ligën e Europës në formën e humbjes nga Hapoel Be’er Sheva.

Frank de Boer e ka drejtuar Interin drejt një përgjigje të fuqishme pas shokut në Ligën e Europës ndaj Hapoel Be’er Sheva.
Gjashtë ditë pas humbjes nga skuadra izraelite në San Siro, skuadra milaneze e ka mposhtur kampionin e Italisë, Juventus, dhe Empolin të mërkurën.
Duke folur pas fitores së fundit, De Boer ka thënë se skuadra është duke ju përshtatur ndryshimeve.
“Cka ka ndryshuar nga përballja e Ligës së Europës? Lojtarët”.
“Kam stërvitur këtë grup lojtarësh për një muaj dhe tani të gjithë kanë filluar të kuptojnë cfarë dua nga ata”.
“Projekti jonë nuk mund të realizohet brenda ditëve, kërkon pak kohë”.