Lajmet e fundit

Gianni De Biasi, nuk ka pasur aspak rezultate të mira me Kombëtaren e Shqipërisë, prej ditës kur mori pasaportën shqiptare.
Që nga 10 qershori i këtij viti kur edhe e mori shtetësinë shqiptare, e deri në përballjen me Serbinë, De Biasi e ka drejtuar Kombëtaren në 4 ndeshje, 3 prej të cilave eliminatore dhe 1 miqësore. Nga 3 ndeshjet kualifikuese për në europian, De Biasi e ka marrë vetëm 1 pikë ndaj Danimarkës, ndërsa ka pësuar humbje nga Portugalia dhe Serbia në “Elbasan Arena”.
Të vetmen fitore e ka rritur në miqësoren ndaj Francës, me rezultatin 1:0, shkruan Lapsi.al.