Lajmet e fundit

Gianni De Biasi e ka vendosur formacionin që pritet të hedhë në fushë në sfidën vendimtare për kualifikueset e Kupës së Botës Rusia 2018 ndaj Izraelit.
Në fushë nga minuta e parë strategu italian do të hedhë edhe Odise Roshin, i cili kishte disa probleme dje gjatë stërvitjes.
Mbrojtja nuk do të ndryshojë duke e krahasuar me ndeshjet e tjera, teksa në portë do të jetë Berisha, ndërsa në mesfushë në qendër luajnë Kukeli, Xhaka dhe Memushaj.
Në sulm do të luajë Balaj, që do të ketë mbështetjen e Roshit dhe Llullakut.
Formacioni:
Berisha, Hysaj, Gjimshiti, Mavraj, Agolli, Kukeli, Xhaka, Memushaj, Roshi, Lullaku dhe Balaj