Lajmet e fundit

Nëse sot duhet të mburremi që do të jemi në Francë 2016, një meritë e madhe dhe e padiskutueshme i takon trajnerit Gianni De Biasi. Strategu italian ka ditur që ta ndërtojë një skuadër me shumë ekuilibra, dhe për më tepër të marrë edhe rezultate historike.
Një ndër mediat më të njohura në Itali, Mediaset, në portalin e saj sportiv " Sportmediaset" i ka dedikuar një shkrim special sipas saj, një trajneri "norma" i cili ka lënë në hije dhe emra të njohur si Lippi, apo edhe Ancelotti.
"Lippi, Ancelotti, Capello, Zaccheroni, Trapatoni, të gjithë këta trajner të mëdhenj janë pushim për momentin. Një trajner që vjen nga larg, nga një jetë të kaluar në drejtim të skuadrave gjysmë të vogla: Pro Vasto, Carpi (dhjetë vite më parë), Cosenza, Spal, Modena, Brescia, Levante, me një eksperiencë shumë pozitive në drejtim të Torinos dhe një zhgënjim i madh tek Udinese deri te transferimi në Shqipëri, në 2011-ën. Ka bërë një punë aq të mirë sa ka merituar edhe nënshtetësinë sepse ka mundur Portugalinë e Ronaldos në një ndeshje kualifikuese dhe Francën në miqësore.
Ka qenë arkitekti i kësaj aventure historike të futbollit shqiptar, që do të marrë pjesë në një Europian, për herën e parë në historinë e vet. Dhe nuk ka rëndësi se çfarë do të mund të ndodhë në Francë mbas tetë muajsh. De Biasi është 59 vjeç, ka qenë një futbollist i mirë, në rolin e mesfushorit, e ka mbyllur karrierën e tij si lojtar në 1990-ën në shinat e netëve magjike, dhe prej 25 bën një punë që i pëlqen: trajnerin.
Ka fituar një kampionat në C2, një në C1, dy Kupa të Italisë në Lega Pro dhe në Serinë C, një Superkupë në C1 dhe stolin e argjendtë në 2001-in. Stoli i Shqipërisë është i artë dhe këtë gjë e ka treguar edhe me këtë arritje", shkruan Sportmediaset në shkrimin e saj, transmeton albeu.com