Lajmet e fundit

Kanë kaluar vetëm disa ditë nga humbja ndaj Spanjës, Ganni de Biasi ka vendosur të sulmojë të gjithë ata që e kanë kritikuar.
Strategu italian replikon ashpër me Astrit Hafizin duke i këshilluar atij të shohë statistikat e tij të dobëta gjatë kohës kur drejtonte Kombëtaren.
“Besoj se e kuptoj motivimin e kësaj sjelljeje, sepse në fund të fundit ai nën drejtimin e Kombëtares megjithëse ka pasur në dispozicion një grup me futbollistë të shkëlqyer ka marrë rezultate të dobëta”, u shpreh De Biasi në një intervistë për "Panorama Sport".
Humbja ndaj Spanjës u kritikua shumë nga shumë specialist të futbollit dhe kjo mesa duket nuk i ka pëlqyer shumë italianit.