Lajmet e fundit
Italiani në stërvitjen e së mërkurës ka trajtuar skemat dhe vendosjen e futbollistëve.

Gianni De Biasi ka vazhduar edhe të mërkurën punën përgatitiore me skuadrën kuqezi para sfidës me Danimarkën.
Italiani ka zgjedhur që skuadra të stërvitet në fushë të izoluar për të mos zbuluar detaje nga stërvitja – në të cilën ka provuar të gjitha goditjet standarde dhe skemat standarde.
Në të gjitha skemat janë caktuar futbollistët që do të kryejnë detyrat e caktuar, ndërsa pritet që të vërehet mungesa e Elseid Hysajt, paraqitja e të cilit mbetet në pikëpyetje.