Lajmet e fundit
Strategu italian ka thënë se ende nuk e di të ardhmen e tij, por se do t'i shikojë të gjitha alternativat

Humbja më e madhe për Gianni De Biasin ndaj Italisë kanë qenë ata tetë minutat e ndërprerjes së ndeshjes për shkak të hedhjes së fishekzjarrëve dhe tymuesve në fushën e lojës nga tifozët shqiptarë.
Në një intervistë për mediat italian, ai ka treguar se kjo e ka mërzitur së tepërmi madje dhe më shumë se humbja, që ishte e treta radhazi në kombëtaren kuqezi.
"Kam parë një realitet të cilin nuk e kisha parë në këto 5 vite. më ka bërë shumë përshtypje dhe ndjej keqardhje për atë që kam parë, sinqerisht më vjen keq pasi gjithmonë janë sjell mirë dhe në mënyrë paqësore".
"Një episod që do të ndikojë në të ardhmen? Kam mbetur i tronditur sepse ndodhi në shtëpinë time. Gjithsesi nuk do të marrë vendime të nxituara. Preferoj që të fle më parë, le të kalojë kjo natë dhe më pas do të flas me presidentin se si mund të dalim nga kjo situatë”.