Lajmet e fundit

Trajneri i Shqipërisë Gianni De Biasi komentoi grupin eliminator të Botërorit Rusi 2018 duke e cilësuar si mjaft të vështirë por që mund të nxisë kombëtaren të rritet akoma më tepër në nivel.
Menjëherë pas shortit, italiani i natyralizuar si shqiptar nuk e mohoi kënaqësinë e përballjes me të kaltrit e Italisë në një turne zyrtar duke e cilësuar si një derbi ndeshjen me formacionin e Contes.
Fakti që Shqipëria do të ndeshet me Spanjën dhe Italinë, do jetë një nxitje më shumë për kombëtaren për të zhvilluar lojëra të mira, ndërsa vlerësoi maksimalisht dhe kombëtaret e Izraelit, Maqedonisë dhe Lihtenshtejnit.
Gjithsesi De Biasi bëri të ditur se për momentin Shqipëria duhet të përqendrohet në ndeshjet eliminatore të Europianit ku do të ketë dy ndeshje të rëndësishme në shtator, me Danimarkën dhe Portugalinë.
Sipas trajneri, përfaqësuesja ka një grup në rritje të vazhdueshme dhe që përballë sfida të rëndësishme di si të koncentrohet duke përmbysur madje dhe diferencë e mundshme teknike me kundërshtarët.