Lajmet e fundit

Gianni De Biasi shtrëngon tre pikët e marra në përballjen me Maqedoninë. Në intervistën dhënë për Supersport trajneri italian e pranoi se nuk e priste që kundërshtari ta vendoste në të tilla pozita Shqipërinë, duke nënvizuar se ekipi kuqezi hasi vështirësi në fazën mbrojtëse si pasojë e agresivitetit të maqedonasve. Në vijim ai theksoi se nuk e kishte aspak të vështirë motivimin e djemve për pjesën e mbetur të ndeshjes.