Lajmet e fundit

Shkëlzen Gashi po kalon një moment të errët në karrierën e tij dhe mesa duket zgjidhja ideale do të ishte që të largohet përfundimisht nga skuadra e tij aktuale Bazel gjatë gjatë merkatos së janarit.
Të paktën kështu mendon trajneri i kombëtares Xhani De Biazi. Në një prononcim për ‘Blick’, De Biazi ka deklaruar se Gashi duhet të ndërrojë skuadër për të luajtur sa më shumë para kampionatit evropian ‘Francë 2016’. “Gashi më ka thënë mua se nuk po e kupton gjendjen e tij në klub, shkruan PanoramaSport.
Ai është stërvitur mirë, është sjellë në mënyrë profesionale por ka qenë e kotë. Megjithatë mendoj se tani ai ka arritur në një pikë që dëshiron të ndërrojë skuadër. Nuk mundet të qëndrojë edhe më shumë në këtë gjendje. Gashi është i rritur dhe e di më së miri se ku duhet të shkojë. Unë nuk jam një njeri që i përzihem se ku do të nënshkruajnë lojtarët”, deklaroi De Biazi.