Lajmet e fundit
Shefi i pankinës së kuqezinjve ka thënë se është i sigurt se deri në tetor do të drejtojë skuadrën

Trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi, ka folur sërish për të ardhmen e tij në krye të kuqezinjve tanë në një intervistë të dhënë për një radio italiane.
E ardhmja e strategut italian në krye të kuqezinjve u vu në dyshim pas humbjeve radhazi në ndeshje kualifikuese dhe miqësore.
Por De Biasi ka thënë se të paktën deri në vjeshtë do të drejtojë Shqipërinë, ndërsa më pas mbetet të shihet.
“Të paktën deri më 31 tetor do të jem trajner i Shqipërisë, mandej të shohim”.