Lajmet e fundit
Menjëherë pas vendimit nga KAS ku Shqipëria morrri 3 pikët, ka ardhur edhe reagimi i trajnerit të Kombëtares Xhani De Biasi i cili për “Panorama Sport” tregon se tashmë drejtësia u vu në vend.

“Të gjithë e prisnim këtë vendim dhe unë nuk kisha dyshime që do të merrnim 3 pikët pasi na takonin.
Argumentuam me detaje gjithçka ndodhi në Beograd dhe ishim gjithmonë të saktë në dëshmitë tona në gjyqin e Lozanës.
Të parët që më uruan ishin Ansi Agolli dhe Ervin Bulku.Tashmë shanset për kualifikim në Europian janë më të mëdha por kemi ende shumë rrugë të gjatë përpara.
Kemi ndeshjen e 4 shtatorit me Danimarkën, një betejë shumë e madhe të cilën duhet ta kalojmë me sukses”, deklaroi de Biasi.