Lajmet e fundit

De Biasi një ditë para ndeshjes ka thënë se Spanja mund të ndalet vetëm nëse lojtarët e Kombëtares japin 101 për qind në ndeshjen e nesërme.
Në konferencën për shtyp të mbajtur sot në “Loro Boriçi”, trajneri kuqezi u shpreh se ekipi i tij ka ende shumë për të dhënë, shkruan albeu.com
“E kemi arritur mrekullinë me pjesëmarrjen në Kampionatin Europian, por tani pjesa më e vështirë është ta mbajmë në këmbë. Megjithatë, unë jam i bindur se ky grup lojtarësh ka mundësi të japë shumë më tepër”, u shpreh mes të tjerash tekniku italian.