Anthony Davis ka shënuar 52 pikë në ndeshjen e yjeve në NBA, apo siç njihet – All-Stare Game, në fitoren e Perëndimit kundër Lindjes me rezultat 192 – 182, njofton Klan Kosova.
Ylli i New Orleans Pelicans u emërua MVP i ndeshjes – Lojtari më i Vlefshëm – dhe theu rekordin e Wilt Chamberlain, i cili në vitin 1962 kishte shënuar 42 pikë.
Ai shënoi 26 nga 39 gjuajtjet e tij, duke eklipsuar rekordin e Blake Griffin, që në vitin 2014 kishte 19 shënime nga loja në All-Star.
“Isha i shokuar”, pohoi Davis.
“Jam shumë i lumtur që të marr çmimin e MVP-së para fansave të mi”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.