Lajmet e fundit
42 vjeçari mendon se braziliani është përmirësuar gjatë kohës së tij në Camp Nou, por se ende është prapa asit të Barcelonës dhe atij të Realit.

Edgar Davids ka thënë se Neymar është duke u përmirësuar që nga kalimi i tij tek Barcelona, por se ende nuk është në nivelin e Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.
Neymar - që tek Barça kaloi në vitin 2013 - është kandidat për Topin e Artë të këtij viti.
Në shtatë vitet e fundit ky trofe është fituar ose nga Messi ose nga Ronaldo. Edhe këtë vit nuk pritet të jetë ndryshme, mendon edhe Davids.
"Ai është talent i madh, por kjo nuk mjafton. Duhet shfrytëzuar dhe përforcuar talenti, duhet punuar shumë, përditë".
"Nuk është e lehtë dhe ju e shihni që ai është duke u përmirësuar, por ende nuk është në nivlein e Messit dhe Ronaldos".