Lajmet e fundit

Ish-sulmuesi i Barcelonës, David Villa ka thënë se ylli i këtij klubi, Lionel Messi do të vazhdojë kontratën dhe do të mbetet në Camp Nou edhe më tej dhe për këtë ai është shprehur i bindur.
Argjentinasi është duke pritur që të vendosë vazhdimin e kontratës e cila skadon në vitin 2018.
Ai ka qenë i lidhur me një largim nga kampioni i La Ligas me muaj të tërë.
“Mendoj se marrëveshja do të ndodhë, herët apo vonë”, ka thënë Villa që ka shënuar 48 gola në 119 ndeshje në tri sezone për Barcën.
“Barcelona e do Messin dhe Messi e do Barcelonës, tjetër çka s’mund të imagjinojmë”, ka shtuar Villa./Klan Kosova/